IKMT vijon aksionin, shemben objekte pa leje ne Radhime e Orikum
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njofton se ka nisur një aksion për goditjen e ndërtimeve pa lej në vijën bregdetare të Vlorës.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njofton se në bashkëpunim me Policinë e Shtetit që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm kanë nisur një aksion për goditjen e ndërtimeve pa lej në vijën bregdetare të Vlorës. Mësohet se aksioni ditën e sotme është përqendruar në zonën e bregdetit në Radhimë dhe Orikum.
IKMT është rikthyer sërish në zonë e Radhimës për të prishur hotelin 3-katësh, i cili pasi është përjashtuar nga procesi i legalizimit. Prishja e këtij hoteli nisi që më 28 mars, por hasi në rezistencën e vetë pronarëve të hotelit dhe shtetases italiane, e cila e kishte marrë me qira.
Ata hipën mbi çati duke mos lejuar prishjen, çka bëri që inspektorët të tërhiqeshin dhe t'i linin afat 10 ditor për të boshatisur ndërtesën. IKMT është shfaqur sërish sot dhe ka nisur prishjen e hotelit.
Sot vetë pronarët e godinës nuk kanë reaguar, ndërsa rezistenca është bërë nga shtetasja italiane Mariana Carigli, e cila kishte marrë hotelin me qira. Ajo thotë se me prishjen e hotelit ka mbetur në qiell të hapur dhe se kishte paguar qiranë dhe taksat për të gjithë vitin 2022./Burimi: Balkanweb