Secondary Adv

Miratohet buxheti i vitit 2016, ndryshime ne minuten e fundit

Këshilli i Ministrave ka miratuar dje projektbuxhetin për vitin 2016. Ndërsa nuk publikoi në faqen e vet zyrtare draftin e miratuar, Ministria e Financave ka bërë me dije se drafti parashikon rritje të dukshme të investimeve, veçanërisht edhe falë eurobondit prej 450 milionë eurosh të emetuar këtë javë, falë të cilit në arkën e shtetit gjenden 150 milionë euro në dispozicion të këtij qëllimi.


Është bërë gjithashtu me dije se do të ketë një rritje prej afro 4% të pensioneve. Vitin tjetër, sipas Qeverisë, do të kemi një rritje rreth 3.4 për qind të ekonomisë dhe parashikohen investime masive, siç janë HEC-I Devoll, TAP-I,Skavica, parku industrial, apo dhe resorte turistike, të cilat do ta furnizojnë ekonominë shqiptare, me investime të huaja të drejtpërdrejta dhe sigurisht duke influencuar dhe kërkesën. Eshtë paraprirë gjithashtu edhe që Qeveria thuajse do të dyshojë fondet për bashkitë për vitin e ardhshëm.


FMN
Projektbuxheti është konsultuar gjatë këtyre dy javëve edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ekipi i të cilit ka miratuar propozimet e Qeverisë. Marrëveshja u bë publike dy ditë më parë përmes një konference të përbashkët për shtyp të Ministrisë së Financave, Ministrisë së Ekonomisë, bankës së Shqipërisë, dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar. Ndërkohë në proces miratimi janë edhe ndryshimet në paketën fiskale, ku parashikohet aplikimi i taksës së trojeve në qytete, rritje e akcizës për pijet e prodhuara në vend, dhe ulje për produktet e importit.


Më të lexuarat