Secondary Adv

Drejt fundit privatizimi i ish-ndermarrjeve bujqesore, projektligji

Duket se Qeveria ka vendosur t’i japë fund privatizimit të objekteve të ish ndërmarrjeve Bujqësore.

 

Një projektligj i sapo publikuar nga Ministria e Drejtësisë përcakton institucionet shtetërore dhe procedurat që do të ndiqen për këtë qëllim. Sipas draftit bëhet fjalë për 5 kategori objektesh:

 

Së pari, ato objekte për të cilët ka përfunduar procesi i vlerësimit, likujdimit dhe pajisjes me kontratë shitje nga ish Agjencia Qendrore e Ristrukturimit dhe Privatizimit të Ndërmarrjeve Bujqësore;

 

Objekte për të cilët ka përfunduar procesi i vlerësimit dhe pajisjes me kontratë, por me likujdime të pjesshme ose të papaguara të vlerës së kontratës dhe jo të nënshkruara para noterit;

 

Së treti Objekte për të cilët ka përfunduar procesi i vlerësimit nga ndërmarrja, dhe është kryer likujdimi i plotë, por nuk është pajisur me kontratë shitje nga ish – Agjencia Qendrore e Ristrukturimit dhe Privatizimit të Ndërmarrjeve Bujqësore;

 

Së katërti Objekte për të cilët ka përfunduar procesi i vlerësimit nga ndërmarrja, dhe është kryer likujdimi i pjesshëm, por nuk është pajisur me kontratë shitje nga ish – Agjencia Qendrore e Ristrukturimit dhe Privatizimit të Ndërmarrjeve Bujqësore;

 

Së pesti, objekte për të cilat nga ish Drejtoria e Ndërmarrjeve të Braktisura është hartuar një akt– dorëzimi i objekteve, dorëzuar personave privatë dhe për të cilat është bërë një vlerësim sipas akteve në fuqi për privatizimin.

 

Ministria e Bujqësisë dhe Agjencitë Rajonale të Ekstencionit Bujqësor, do të jenë janë autoritetet publike përgjegjës për zbatimin e këtij ligji.

 

Sa për procedurën, drafti parashikon se Subjektet paraqesin kërkesën për përfundimin e procesit të privatizimit në MBZHR, ku identifikojnë objektin për të cilin kërkohet përfundimi i procesit të privatizimit.

 

a) Ministria brenda 5 ditëve kalendarike nga paraqitja e kërkesës njofton Agjencinë e Ekstensionit Bujqësor për depozitimin e dokumentacionit.

 

b) Agjencitë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor, brenda 10 ditëve kalendarike nga kërkesa, paraqesin dokumentacionin e procesit të privatizimit për objektin, i cili vlerësohet nëse është i rregullt nga struktura përgjegjëse për privatizimin në Ministri.

 

c) Kontrata e shitjes nënshkruhet nga Titullari i Agjencisë Rajonale të Ekstencionit Bujqësor në territorin e të cilit ndodhet objekti, pas autorizimit të dhënë nga Ministri përgjegjës për bujqësinë, sipas legjislacionit në fuqi për shitjen e pasurive të paluajtshme./Burimi: SCAN


Më të lexuarat