BE miraton paketen e 5 te sanksioneve, ndalon importin e qymyrit rus
Presidentja e KE ka njoftuar se BE po miraton paketën e 5 të sanksioneve kundër Rusisë, duke përfshirë ndalimin e importit të qymyrit me vlerë 4 miliardë euro në vit.
Sanksionet përfshijnë gjithashtu ndalimin e transaksioneve të katër banka kryesore ruse, duke përfshirë VTB, institucionin e dytë më të rëndësishëm të vendit. Të katërta bankat përfaqësojnë 23% të sektorit bankar rus dhe pritet të dobësojnë më tej sistemin në Moskë.
Von der Leyen shtoi se BE-ja po “punon gjithashu për të ndaluar importin e naftës ruse”. Paketa e pestë e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë përfshin ndalimin e importit që kap vlerën e 5.5 miliardë eurove, për produktet nga druri te betoni, frutat e detit edhe pijet.
“Në këtë mënyrë, ne gjithashtu do të mbyllim zbrazëtirat midis Rusisë dhe Bjellorusisë,” shtoi ajo. Shtylla e tretë e paketës së pestë të sanksioneve do të përfshijë ndalimin e hyrjes së anijeve ruse në portet e BE-së.
Por do të ketë disa përjashtime në elementët thelbësore si produktet bujqësore dhe ushqimore, ndihmat humanitare dhe energjia. Për më tepër, BE pritet të propozojë një ndalim për operatorët e transportit rrugor rusë dhe bjellorusë.
Ky ndalim do të kufizojë mundësitë për industrinë ruse për të marrë mallra kyçe, sipas presidentes së Komisionit Eiropian, Ursula von der Leyen./Burimi: abcnews.al