Secondary Adv

Arrihet marreveshja me Kanadane, njohje reciproke e pensioneve

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas ratifikimit të marrëveshjes me Kanadanë për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore me Shqipërinë.

 

Rama shprehet se tashmë kjo marrëveshje e cila hyn në fuqi më 1 gusht, u jep të të drejtë qytetarëve të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet.

 

Statusi:

“SUPERLAJM

Kanadaja përfundoi procedurat e brendshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore me Shqipërinë. Kjo marrëveshje, e cila hyn në fuqi në 1 gusht 2022, u jep të drejtë qytetarëve të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet”, shkruan Rama./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat