Secondary Adv

Vendimi: Nenshtetesi shqiptare per te huajt me kontribute te vecanta

Ministri i Brendshëm ka bërë me dije se në mbledhjen e qeverisë është vendosur tu jepet nënshtetësi shqiptare të huajve që kanë kontribute të veçanta në vendin tonë.

 

Në një konferencë për shtyp nga Kryeministria, ministri theksoi se ky vendim është një instrument i rëndësishëm. “Dhënie e shtetësisë për persona që kanë kontribute të veçanta.

 

Me këtë vendim përveç se ne i trajtojmë në mënyrë të veçantë personalitete e arsimit dhe shkencë bëjmë të mundur që ta përdorim edhe si instrument për përthithjen e talenteve dhe rekordmenëve që përmes nënshtetësisë të përfaqësojnë Shqipërinë në kompeticionet ndërkombëtare”, tha Çuçi./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat