Secondary Adv

Projektbuxheti 2016, shkurtohen shpenzimet me 1 per qind, te ardhurat shtohen me 5 per qind

Në projektbuxhetin 2016 qeveria ka shkurtuar shpenzimet e përgjithshme buxhetore me 1 për qind në krahasim me këtë vit, duke sinjalizuar për një tendencë të fortë drejt konsolidimit fiskal, duke shkurtuar shpenzimet buxhetore dhe duke mënjanuar uljen e taksave.


Sipas draftit që është ende në përpunim e sipër, të ardhurat ruajnë një tendencë rritje me 5 % në krahasim me parashikimin e këtij viti. Nga 398 miliardë lekë të planifikuara për t’u grumbulluar këtë vit, gjatë vitit 2016 planifikohen të grumbullohen 418 miliardë lekë ose 5 për qind më shumë se pritshmëritë e këtij viti.
Ministria e Financave është treguar me konservatore me planifikimet buxhetore për 2016, nisur nga dobësitë e mëdha të vëna re këtë vit në grumbullimin e të ardhurave sipas planifikimeve. Ndërsa në sektorin e shpenzimeve, qeveria ka vendosur të mbajë ato nivele më të ulëta se të këtij viti.

 

Nga 456 miliardë lekë të planifikuara për këtë vit, pritet që më 2016 mos të shpenzohen më shumë se 452 miliardë lekë. Shkurtimet janë rreth 38 milione euro euro.Deficiti buxhetor pritet të ulet me 40 për qind. Këtë vit vendi kalon në suficit primar duke marrë një borxh të ri vetëm 34 miliardë lekë nga 58 miliardë lekë që janë planifikuar këtë vit. Çka do të thotë se, pagesa e interesave të borxhit do të jetë më i ulët se deficiti buxhetor.


Më të lexuarat