Secondary Adv

1092 punonjes informal ne 2021, 18 per qind u zbuluan nga ankesat

Punësimi informal në pjesën e vet dominuese konstatohet nga inspektimet e planifikuara të institucioneve pranë bizneseve.

 

Vetëm një përqindje e ulët e rasteve që zbulohen vjen si pasojë e ankesave duke konfirmuar se punëmarrësit ende mbeten indiferente apo të frikësuar për të denoncuar.

 

Një pjesë e mirë e rasteve të zbuluara kanë ardhur si efekt edhe i rritjes së monitorimit nëpër biznese duke pasur si synim të parë respektimin e masave anti-covid.

 

“Gjatë vitit 2021 janë evidentuar 1092 punëmarrës informal ku gjatë procesit të inspektimit janë siguruar 1041 prej tyre, nëpërmjet masës urgjente “pezullim” të aktivitetit deri në sigurimin e tyre. Ndërkohë të pasiguarit janë raportuar pranë zyrave të tatim taksave.

 

Vlen të theksohet se, 68% e punëmarrësve informal janë konstatuar në inspektime të planifikuara të cilat kanë nisur nga muaji qershor e në vazhdim gjatë vitit, shkak kjo i përfshirjes së inspektoreve të punës, në monitorimin e masave anticovid për gjatë periudhës janar-qershor 2021.

 

18% e punëmarrësve informal të konstatuar janë evidentuar në inspektime për shkak ankese. 13% e punëmarrësve informal janë konstatuar në inspektime rastësore të cilat janë iniciuar si shkak i shkeljeve flagrante të kërkesave ligjore” thuhet në raportin e vitit 2021 të Inspektoratit Shtetëror të Punës.

 

Një tjetër element që sjell në vëmendje dokumenti është ai i punonjësve pa një kontratë individuale pune që cilësohet si një nga format e informalitetit në punësim pasi nuk ka një marrëveshje pune të shkruar.

 

“Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar gjithsej 1570 punëmarrës pa kontrata individuale pune, ose rreth 0.8% e totalit të këtyre punëmarrësve të evidentuar gjithsej në inspektimet e realizuara.

 

Të dhënat për punëmarrës pa kontrata pune vetëm në subjekte private sipas llojit të aktiviteteve ekonomike numri më i madh i punëmarrësve pa kontrata pune individuale evidentohet llojin e aktivitetit.

 

Tregti Hotel-Bar-Restorante me 2.8% dhe Ndërtim me 1.5% kundrejt numrit të punëmarrësve pa kontrata evidentuar në këto aktivitete gjatë procesit të inspektimit” thuhet në raport.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/punesimi-informal-vetem-18-e-rasteve-te-konstatuara-ne-2021-u-zbuluan-nga-ankesat/


Më të lexuarat