Secondary Adv

Keshillimi Kombetar, 61 per qind e shqiptareve pro, legalizohet kanabisi mjekesor

Kryeministri Edi Rama se bashku me drejtoren e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano, po prezantojnë rezultatet e Këshillimit Kombëtar.

 

Kreu i qeverisë tha se për Këshillimin Kombëtar kanë marrë pjesë mbi gjysëm milioni qytetarë. ‘Rezultatet e Procesit të Këshillimit Kombëtar. Natyrisht ka pasur në këtë proces një intereferencë të padëshiruar që lidhet me mbarë botën siç është lufta në Ukrainë.

 

Kemi vazhduar gjithësi të kemi shumë pjesëmarrje. E kemi mbyllur Këshillimin Kombëtar dhe mbi gjysmë milioni qytetar kanë plotësuar formularin. 

 

Jam me drejtoreshën e Agjencisë për Dialog dhe Qeverisje, e cila ka koordinuar procesin dhe falë përfshirjes së Instatit, për këtë shërbim në këtë proces kemi arritur ta përfundojmë këshillimin kombëtar me një rezultat pozitiv.

 

Kemi gjëra që duhen përmirësuar. E rëndësishme është që qytetarëve tu shpërblejme besimin dhe tu japim mbrapsht atë që mertiojnë dhe që zëri i tyre të kthehet në respekt.’- tha Rama.

 

Shqiptarët pro legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore. 308 mijë qytetarë kanë votuar pro, 148 mijë kundër, teksa 51 mijë nuk kanë mendim. Për rrjedhojë, Rama tha se ky do të bëhet fakt. 

 

"Do të legalizojmë kanabisin dhe do hapim një front të ri pune dhe rritje ekonomike, përveç rritjes së aspektit teknologjik, ç'ka kanë thënë qytetarët, do të realizohet", tha Rama./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat