Secondary Adv

Arrestimi i 60 efektiveve ne doganen e Morines, krijohet fluks automjetesh

Korrupsioni dhe shpërdorimi i detyrës, ka ‘boshtatisur’ Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Kukës.

 

Për 32 punonjës të policisë kufitare me funksione të ndryshme përfshirë edhe drejtorin e kësaj drejtorie, Fran Kaçorrin, (i pezulluar nga detyra) janë prerë masat e sigurimit personal nga GJKKO, nga të cilët për 17 efektivë në 'arrest me burg', 14 në ‘arrest në shtëpie’, mes tyre edhe për 2 qytetarë, si dhe 3 të pezulluar nga detyra.

 

Autoritetet në Kosovë kanë bërë me dije se kanë arrestuar 26 policë, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrje ryshfeti", të cilët dyshohen se për muaj të tërë u kanë mundësuar dhjetëra qytetarëve shqiptarë dhe kosovarë kalimin kufitar në mënyrë të parregullt, për çka dhe kanë pranuar si ryshfet shuma të konsiderueshme të parave. 

 

Sipas SPAK, gjatë hetimeve është dokumentuar veprimtaria e kundraligjshme e punonjësve të policisë kufitare në Kukës gjatë kohës së kryerjes së shërbimit në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë.

 

Veprimet e kundraligjshme konsistonin në rastet të shumta korruptive të kryera në vijimësi gjatë ushtrimit të detyrës nga e këtyre punonjësve, duke detyruar shtetas shqiptar dhe të huaj që të paguanin shuma të ndryshme parash për kalimin nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas.

 

Arrestimi i 60 efektivëve në Shqipëri dhe Kosovë, fluks automjetesh në pikën kufitare të Morinës. Fluksi i automjeteve është krijuar në dalje të Shqipërisë./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat