Secondary Adv

Ministrja e Mjedisit: Nga 1 qershori ndalohet perdorimi i qeseve plastike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit gjatë fjalës së saj deklaroi se duke nisur nga 1 qershori qeveria do të ndalojë përdorimin e qeseve plastike.

 

Ministrja tha se gjobat për shkelësit do të rriten, pasi qeset plastike rezultojnë ndotësit më të mëdhenj të lumenjve. “Në 17 mars e miratuam ligjin që ndalon prodhimin tregtimin e import e qeseve plastike se na rezulton që është ndotësi kryesor i ujërave e lumenjve.

 

Duhet t’i kthehemi patjetër e këtë e kemi shumë seriozisht se jemi të vendosur t’i qepemi e mos i ndahemi t’i kthehemi zakonit të torbave prej cope, rrjetave me të cilat ishim mësuar kur nuk e dinim që kishte qese.

 

Do e ndjekim me masa e sanksione, se nga sondazhi i fundit i këshillimit kombëtar 77% e të pyeturve kërkojnë rritjen e sanksioneve e ndëshkimeve e gjobave për ndotësit në mjedis.

 

Ndotja nuk është thjesht gabim por krim mjedisor, do i rrisim gjobat por do jemi të qëndrueshëm deri sa të mos lëmë asnjë cep të Shqipërisë për të cilën krenoheni e zihemi në FB ta kemi të pastër si kemi shtëpitë tona brenda derës sonë”, pohoi ministrja./Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat