Secondary Adv

BB: Ekonomia e Ukraines pritet te tkurret me 45 per qind

Ekonomia e Ukrainës është në tkurrje pas pushtimit të vendit nga Rusia.

 

Banka Botërore ka njoftuar se lufta ka shkaktuar një krizë të thellë humanitare dhe se parashikohet që GDP-ja e vendit të tkurret me rreth 45 % në 2022.

 

Ndërkohë organizata e zhvillimit me bazë në Uashington tha se Rusia gjithashtu do të bjerë në recession dhe se shumë vende përreth Ukrainës do të përballen me vështirësi të rënda.

 

“Lufta ka një ndikim shkatërrues në jetën e njerëzve dhe po shkakton shkatërrim ekonomik në të dy vendet. Kjo do të çojë në humbje të konsiderueshme ekonomike në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore dhe në pjesën tjetër të botës,” tha Banka Botërore në parashikimin e saj./Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat