Secondary Adv

OKB: Me shume se 4.5 mln ukrainas jane larguar qe nga fillimi i luftes

Më shumë se 4.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus, sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

 

“Përshkallëzimi i konfliktit në Ukrainë ka shkaktuar viktima civile dhe  ka shkatërruar infrastrukturën duke i detyruar njerëzit të largohen nga shtëpitë e tyre për të kërkuar siguri, mbrojtje dhe ndihmë”, tha UNHCR në një deklaratë të shtunën.

 

Polonia ka mirëpritur numrin më të madh të refugjatëve, me afro 2.6 milionë. Rumania, Hungaria dhe Moldavia së bashku kanë pranuar rreth 2 milionë refugjatë ukrainas./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat