Firmoset marreveshja per patentat, ambasada gjermane njofton rregullat e reja
Firmoset marrëveshja për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve, Shqipëri-Gjermani.
Me nënshkrimin e një marrëveshjeje të përbashkët ditën e sotme në Tiranë Sekretari Parlamentar i Shtetit pranë Ministrisë Federale për Zhvillimin Digjital dhe Infrastrukturën, Oliver Luksic, dhe Ministrja për Energjinë dhe Infrastrukturën, kanë hapur rrugën për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve mes dy vendeve.
Të dhënat kyç më të rëndësishme sipas ambasadës Gjermane në Tiranë: Rregullat e reja hyjnë në fuqi më 1 qershor 2022.
Zotëruesit e një lejeje drejtimi të kategorive A, A1, A2, B, BE, C, C1, C2, D, D1, D2 (motorr, veturë, kamion, autobuz), të lëshuara pas datës 24 janar 2017, mund të bëjnë konvertimin pa qenë nevoja e një provimi të ri.
Kjo vlen për shtetas me rezidencë në Gjermani (qëndrimi në Gjermani për të paktën 185 ditë në vit).
Përmes kësaj marrëveshjeje për bashkëqytetarët/et shqiptarë/e në Gjermani krijohet mundësia e një aksesi të sigurt ligjor në tregun e punës, për të cilin shpesh leja e drejtimit të automjeteve është kriter i rëndësishëm.
Për Gjermaninë kjo njohje përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në mënjanimin e mungesave të fuqisë punëtore të kualifikuar. Informacione të mëtejshme gjenden në faqen tonë të internetit: https://tirana.diplo.de/al-sq/-/2522340/Burimi: abcnews.al