Nuk kane paguar detyrimet tatimore, 13 ndermarrje ujesjellesi ne prag falimenti
Të paktën 13 ndërmarrje publike ujësjellësish në të gjithë vendin janë lënë barrë hipotekore, duke u përfshirë në listën e tatimpaguesve, detyrimet e të cilëve duhet të mblidhen me forcë. Në listë janë ujësjellësit e Divjakës, Tepelenës, Beratit, Novoselës, Kavajes, Krujës, Patosit, Skraparit etj.
Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Ujit, për vitin 2014, mesatarja e mbulimit të kostos totale për sektorin është 85%. Vetëm nëntë operatorë kanë arritur të mbulojnë me të ardhurat e tyre të gjitha shpenzimet e kryera për shërbimet e ofruara. Kryesisht janë shoqëritë e mëdha ato që kanë arritur këtë rezultat.
Përgjithësisht operatorët Ujësjellës Kanalizime kanë numër të lartë punonjësish për 1000 lidhje që tregon për një menaxhim jo efikas të burimeve njerëzore. Për vitin 2014, niveli mesatar i këtij treguesi për sektorin është 8.9 punonjës/1000 lidhje, sipas burimeve zyrtare. Për një numër të vogël operatorësh, niveli i këtij treguesi i përafrohet nivelit të vendeve të rajonit ku numri mesatar i punonjësve për 1000 lidhje nuk është mÃâââ¬Ë shumÃâââ¬Ë se 4-5 punonjës/1000 lidhje.
Krahas këtyre shpenzimeve edhe shpenzimet për mbulimin e amortizimit zënë një pjesë të rëndësishme në totalin e kostove. investimet e kryera në sektorin UK kanë si burim financimi kryesisht buxhetin e shtetit, donacionet dhe kreditë. Për shoqëritë të cilat burimi i financimit të investimeve janë kreditë, kosto e kredisë është shtesë në koston totale. Hartimi i planeve për menaxhimin e aseteve do të bënte të mundur uljen e këtyre kostove.Në sektorin ujësjellës kanalizime janë kryer dhe po vazhdojnë të kryhen investime për rehabilitimin e sistemeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve apo ndërtimin e sistemeve të reja. Mbështetësit kryesorë për financimin e investimeve mbeten fondet e akorduara nga buxheti i shtetit si dhe kreditë dhe grandet nga donatorët e huaj.
Mirëmbajtja e këtyre investimeve si dhe pagesat për koston e kredive për shumë operatorë, zënë një vend të rëndësishëm në totalin e kostos, prandaj edhe sigurimi i mjeteve financiare për mbulimin e tyre merr një rëndësi të veçantë.
Ndërmarrjet Ujësjellës në listën e zëze të tatimeve Ujesjellesi Divjake Ujesjellesi Tepelene Ujesjellesi fshat shkoder Ujesjellesi Berat Ujesjellesi Novosele Ujesjellsi Himare Ujesjelles kanalizime Kavaje Ujesjelles kanalizime Kruje sh.a Ndermarrja e ujesjellsit Patos Ujesjelles Skrapar sh.a. Ujesjelles poliçan sh.a. Ujesjelles Kurbin Ujesjelles fshat Gjirokaster Ujesjelles fshat Elbasan