Secondary Adv

Rritet me 10 per qind paga minimale ne Bullgari

Paga minimale në Bullgari do të jetë 710 BGN (363 euro), duke filluar nga 1 prilli 2022. 

 

Masa u miratua në një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh. Megjithatë, sipas sindikatave, një rritje prej 10% e pagave, tashmë është neutralizuar nga inflacioni, ndaj ato do të kërkojnë një rritje tjetër në korrik. 

 

Shoqata e kapitalit industrial në Bullgari është kundër rritjes së pagave dhe vazhdon të këmbëngulë në zhvillimin e një mekanizmi, ku paga minimale të përcaktohet nga aktivitetet ekonomike. 

 

Dhoma Bullgare e Tregtisë nuk e mbështeti propozimin. Këshilli Trepalësh miratoi gjithashtu zgjatjen e masës së ndihmës ekonomike 60/40 për bizneset, deri në qershor./Burimi: Monitor https://www.monitor.al/paga-minimale-do-te-jete-363-euro-ne-bullgari/


Më të lexuarat