Secondary Adv

Vijojne punimet per rrjetin e i ri te ujesjellesit ne zonen e ish-bllokut

Bashkia e Tiranës ka nisur një investim të rëndësishëm për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm të qytetarëve në Njësinë 5 në kryeqytet.

 

Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka publikuar pamjet nga punimet intensive që po kryen për finalizimin sa më shpejt të rrjetit të ri të furnizimit me ujë të pijshëm.

 

“Super gatishmëri në Njësinë 5, ku po vijon puna për rikonstruksionin e rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm në bllokun që kufizohen nga rrugët “Ibrahim Rugova” dhe “Sami Frashëri”, duke vijuar në Blv. “Bajram Curri” dhe në rrugën “Abdyl Frashëri””, shkruan Veliaj./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat