Secondary Adv

Hiqen biletat e shtypura per transportin nderqytetas, sistem online

Biletat në formatin e parashtypur për transportin ndërqytetas do të hiqen nga qarkullimi.

 

Ato tashmë do të prihen nëpërmjet sistemit elektronik të fiskalizuar, bëri me dije ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

 

“Ky projektligj sjell disa risi të rëndësishme, hiqen biletat në format të parashtypur për transportin ndërqytetas, prerja e biletave do bëhet online nëpërmjet sistemit elektronik të fiskalizuar e-transport ose nëpërmjet pajisjeve të fiskalizuara.

 

Prerja e biletave bëhet nga asgjencitë në autobusë ose mjete të tjera. Platforma elektronike garanton ciklin e plotë të prerjeve të biletave, shtohen elementët e fiskalizuar dhe barkodet e sigurisë në formatet e biletave ndërqytetas.

 

Biletat në format elektronik do të gjenerohen nga platforma elektronike. Projetkvendimi i dytë për transportin urban ka të bëjë me kompensimin, si pjesë e paketës anti-krizë.

 

Çmimi i naftës ka një rritje të ndjeshme, qeveria ka vendosur që pjesë të Paketës së rezitencës të bëjë edhe kompensimin me 100 lekë për litër. I kemi dhënë rrugë hapjes së mënyrës së kalkulimit për të gjitha njësitë që janë në këtë proces.

 

Do të shpenzohen gjatë muajit prill dhe maj. 98% e transportit në Shqipëri kryhet përmes rrugës dhe po mundohemi të ruajmë çmimin e biletës që mos të ketë një ndryshim. Po punojmë për përmirësimin e flotës apo për të pasur dhe një flotë të re”.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/vendimet-hiqen-biletat-ne-formatin-e-shtypur-per-transportin-nderqytetas/


Më të lexuarat