Secondary Adv

Ulet taksa e fluturimit, parashikohet renie e cmimit te biletave

Qeveria ka ulur nga 10 euro në 1 euro tarifën e kalimin me avion të kufirit të Republikës së Shqipërisë, e njohur gjerësisht si taksa e fluturimeve.

 

Aplikimi i kësaj takse u vendos në vitin 2014 nga Ministria e Financave, së bashku me Ministrinë e Transportit, duke rënduar mbi xhepat e udhëtarëve, pasi ajo u shtua mbi shumën totale të biletës.

 

Qeveria ka vendosur të ulë nga 10 euro në 1 euro tarifën e kalimin me avion të kufirit të Republikës së Shqipërisë, e njohur gjerësisht si taksa e fluturimeve. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave më 8 prill dhe parashikon uljen e çmimit të biletave për pasagjerët e transportit ajror.

 

Në udhëzimin e përbashkët nr. 1917, datë 1.9.2014,“Për përcaktimin e tarifës së shërbimit për kalimin me avion të kufirit të Republikës së Shqipërisë”, bëhen ndryshimet si më poshtë: –në pikën 1 të udhëzimit, togfjalëshi “është 10 euro” zëvendësohet me togfjalëshin “është 1 euro”.

 

Në pikën 3, shkronja c, togfjalëshi “tarifën 10 euro/pasagjer” zëvendësohet me togfjalëshin “tarifën 1 euro/pasagjer”,  përcakton vendimi i Qeverisë.

 

Aplikimi i kësaj takse u vendos në 2014 nga Ministria e Financave, së bashku me Ministrinë e Transportit, duke rënduar mbi xhepat e udhëtarëve, pasi ajo u shtua mbi shumën totale të biletës.

 

Vendimi ngarkonte në atë kohë drejtuesit e aeroportit Nënë Tereza të kryenin të gjitha procedurat për regjistrimin e kësaj tarife shërbimi. Pas këtij procesi, të gjitha shoqëritë ajrore, në momentin e shitjes së biletave, detyroheshin t‘i shtonin vlerës së saj, si dhe ta pasqyronin në të, tarifën e shërbimit të ri prej 10 eurosh.

 

Mbi tarifën e re u vendos të mos aplikohet taksa e TVSH-së, ndërsa nga i gjithë totali i të ardhurave, 5 për qind do të shkonin për koncesionarin gjerman, ndërsa pjesa tjetër për buxhetin e shtetit.

 

Kjo do të thotë se buxheti i shtetit do ta ndjejë jo pak mungesën e këtij zëri. Vetëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2021 numri i pasagjerëve të transportit ajror është rreth 750 mijë.

 

Ndërkohë që po të flasim me numrat përpara Pandemisë, kur transporti ajror regjistronte mbi 3 milionë pasagjerë në vit, të ardhurat e munguara në buxhetin e shtetin vlerësohen deri rreth 15 milionë dollarë./Burimi: SCAN


Më të lexuarat