Secondary Adv

Bizneset me xhiro deri 5 milion leke ne vit, perjashtohen nga tatim-fitimi

Reformat japin rezultate. Rezultati i parë gëzon të gjithë ata që merren me biznes të vogël. Këtë ndryshim të dukshëm që tregon se kemi kthyer rrugën në drejtimin e duhur, ta kthejmë në një përfitim për ju. Kemi një fashë xhiroje nga 0-2 mln lekë, të cilën do ta ndryshojmë. Do ta kthejmë nga 0- 5 mln lekë/ xhiro në vit. Këto biznese nuk do të kenë taksa.


Kështu deklaroi kryeministri Rama në një takim me biznesin e vogël, duke thënë se vërtetësia e kësaj iniciative vjen për të gjithë bizneset të cilat punojnë dhe jetojnë në një mënyrë të ndershme. “ Jemi larg së qeni një shtet që të kemi mundësi të mëdha, por besoj këto para duhet që më parë të shkojnë te ju dhe të jetë nxitje për të gjithë që të hapin biznes të vogël”- tha Rama.


Kryeministri njoftoi se këto biznese do të duhet të dorëzojnë një herë në vit deklaratë të të ardhurave dhe shpenzimeve. “ Kjo deklaratë duhet dorëzuar brenda 25 shkurtit të vitit pasardhës. Por me fatura të rregullta të blerjeve të mallrave. Këto biznese do të kenë zerim detyrimi taksash dhe vetëm sigurime shëndetësore dhe shoqërore dhe pajisja me kasë.” – bëri me dije kryeministri.


“ Ky është një operacion me dy anë: kontroll biznesi dhe kontroll mbi administratën tatimore. 40 tatimorë janë çuar për ndjekje penale. Nuk është e vërtetë që ky operacion godet më të vegjlit dhe të dobëtit. 86 % e bizneseve janë të vegjël, e atyre u krijohet përshtypja që po kontrollohen vetëm ata. Por kontrolle të vazhdueshme kemi edhe të bizneset e mëdha, tek të cilat procedurat kërkojnë kontroll më të gjata në kohë.” – deklaroi Rama.
Gjatë daljes publike, kryeministri gjithashtu listoi disa nga arritjet e tre muajve të aksionit antiinformalitet. “Nga fillimi i shatorit kemi në total 128mijë kontrolle, nga të cilat u konstatuan një numër i konsiderueshëm subjektesh me shkelje.

Kemi pasur një bum historik formalizimi me vullnet të lirë të subjekteve. Kishim rreth 8636 subjekte me shkelje, por sot kemi një pamje tërësisht tjetër

Vetëm gjatë javës së fundit janë instaluar 2142 pajisje fiskale.
Në total, 17943 pajisje fiskale për 70 ditë.
Numri i kuponave të lëshuar është rritur me 42mln në 71 milion (rritje 70 %).
Xhiro është rritur me 39 % krahasuar nga një vit më parë.
Numri i punonjësve të regjistruar është 156 mijë persona në total.


Numri i biznesve të regjistruara korrik-nëntor është 5fishuar se sa i gjithë viti 2014, pra është 120 % më shumë se sa totali i vitit të shkuar. Çregjistrimet janë 8.1 % më pak se në 2014 – vihet re një rritje e pezullimeve, 6419 në total, konsiderohet pezullime për t’u formalizuar, për të mos u gjetur në shkelje. Kemi nga kontrolli tatimor ndryshimi i përgjegjësisë tatimore, afro gjysma e tyre janë kthyer në biznes i vogël me tvsh- nga pa tvsh. Rreth 36 % e tyre” – tha Rama.


Duke njoftuar se tashmë kemi një sistem të ri IT në tatime, kryeministri tregoi se nuk do të kemi më dalje të tatimorëve në terren. “ Pas një evidentimi të kontrollit që rezulton në rregull, tatimorët nuk do të shkojnë më në një subjekt të caktuar” – njoftoi kryeministri, duke treguar se jemi të gatshëm të eliminojmë kontrollet e vazhdueshme dhe arbitrare të administratës tatimore .
“ Nuk do të jenë më kontrolle të tilla, por do të jenë kontrolle në bazë të sistemit të IT, duke mbledhur të dhëna nga kasa fiskale dhe jep alarmin nga një xhiro që lëviz në mënyrë jo të drejtë”- tha Rama, kështu do inspektohen.


Më të lexuarat