Secondary Adv

BE: 500 milione euro te tjera ndihme ushtarake per Ukrainen

BE ka miratuar të mërkurën një shtesë prej 500 milionë euro për pajisje ushtarake për Forcat e Armatosura të Ukrainës, sipas një njoftimi për shtyp nga KE.  

 

“Javët e ardhshme do të jenë vendimtare. Ndërsa Rusia përgatitet për një ofensivë në lindje të Ukrainës, është thelbësore që ne të vazhdojmë dhe të shtojmë mbështetjen tonë ushtarake për Ukrainën për të mbrojtur territorin dhe popullsinë e saj dhe për të parandaluar vuajtjet e mëtejshme”, tha Josep Borrell.

 

500 milionë euro shtesë e çojnë ndihmën financiare totale nga Bashkimi Evropian për Forcat e Armatosura të Ukrainës në 1.5 miliardë euro, thuhet në njoftim.

 

Ndihma financiare u miratua përmes Fondit Evropian të Paqes, "një instrument jashtë buxhetit që rrit aftësinë e BE për të vepruar si një ofrues global i sigurisë", sipas faqes së internetit të Komisionit Evropian për Bashkimin Evropian.   

 

500 milionë euro do të financojnë pajisje mbrojtëse personale, pajisje ushtarake, karburant dhe komplete të ndihmës së parë, thuhet në njoftim.“Këshilli Evropian kërkon që Rusia të ndalojë menjëherë agresionin e saj ushtarak në territorin e Ukrainës”, thuhet në njoftim./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat