Secondary Adv

Qeveria plan kunder pastrimit te parave, ne site noteret e agjencite e pronave

Ministria e Drejtësisë paralajmëron shtim të kontrollit ndaj profesioneve të lira në kuadër të masave për parandalimin e pastrimit të parave.

 

Po ashtu, pjesë e nismës është edhe gjurmimi jashtë kufijve i transaksioneve të dyshimta. Lufta kundër pastrimit të parave do të thellohet përmes ndjekjes së transaksioneve të dyshimta e letër-prorosive me partnerët e huaj, por edhe përmes shtimit të kontrollit në vend veçanërisht sa i përket profesioneve të lira.

 

Zëvendësministrja e Drejtësisë Adea Pirdeni ka paraqitur këtë të mërkurë plan-veprimin e Qeverisë në luftën kundër pastrimit të parave, i cili parashikon një seri ndryshimesh ligjore, gjurmim në kohë reale të transaksioneve të dyshimta e shtim të kontrollit ndaj institucioneve jofianciare.

 

Profesioni i noterëve dhe ai i ndërmjetësve të pasurive kanë qenë dy prej atyre ndaj të cilësive është shtuar më së shumti vëmendja.

 

Deklaratat e Pirdenit u bënë gjatë Forumit për parandalimin e pastrimit të parave të organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, i cili mblodhi përfaqësues të shoqërisë civile, medias investigative, rretheve akademike, shoqatave të sektorit privat si dhe përfaqësues të institucioneve publike./Burimi: Tirananews.al


Më të lexuarat