Secondary Adv

Moody’s ul pritshmerite per rritjen ekonomike te Shqiperise

Lufta në Ukrainë ka sjellë ndikime të mëdha në ekonominë shqiptare.

 

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit “Moddy’s” ka rishikuar me tkurrje projeksionet për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 3.4%, nga 4.5 që kishte parashikuar fillimisht.

 

Siç është njoftuar me herët, lufta Rusi-Ukrainë ka sjellë një krizë çmimesh duke rritur ndjeshëm kostot për qytetarët. Kjo, vlerëson agjencia, do të mbajë inflacionin në 5%.

 

“Moddy’s” ka rikonfirmuar vlerësimin “B1”, me perspektivë të qëndrueshme për ekonominë shqiptare. Ndër të tjera agjencia ka rikonfirmuar vlerësimin “B1”, me perspektivë të qëndrueshme për ekonominë shqiptare.

 

Perspektiva “e qëndrueshme” e Shqipërisë sipas vlerësimit të agjencisë, përveçse reflekton rekuperimin e fortë ekonomik pas pandemisë dhe rikthimin në trajektoren rënëse të borxhit publik.

 

Kjo mbështetet gjithashtu edhe nga pritshmëritë e agjencisë për një risk të kufizuar të aftësisë likuide si të sistemit bankar ashtu edhe të qeverisë, nga pritshmëria e vazhdimësisë së politikave./Balkanweb


Më të lexuarat