Secondary Adv

Ujesjellesit rriten borxhet e energjise, ERRU kerkon rritje tarifash

Teksa kreu i ERRU kërkoi nga foltorja e parlamentit rritjen e çmimeve të ujit, të dhënat tregojnë se plani i veprimit të vitit 2020 nuk ka funksionuar.

 

Kjo pasi, sipas të dhënave zyrtare borxhet e kompanive të ujësjellësve ndaj OSHEE arritën në 15.72 mld lekë në vitin 2021, nga 13.64 mld lekë që ishin një vit më parë.

 

Paralelisht, buxheti i shtetit shumëfishoi subvencionet për likuidimin e faturave të energjisë, teksa transferoi pranë këtyre shoqërive 380 mln lekë, apo 150 mln lekë më shumë se një vit më parë.

 

Plani i veprimit i hartuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe MIE parashikonte instrumente të rinj financiarë, që konsistojnë në marrëveshje debitimi direkt midis ndërmarrjeve të ujit dhe OSHEE/FSHU, të garantuara nga overdrafte apo linja kredie bankare, nëse është nevoja dhe me mbështetjen e qeverive vendore.

 

Skema e garancisë të pagesave do të pilotohej fillimisht në 1 deri 3 ndërmarrje ujësjellësi me financa të shëndosha në gjendje për të përballuar kostot e energjisë elektrike.

 

Pas pilotimit dhe vënien në funksion të këtyre instrumenteve, ata do të shtrihen fillimisht në 5 kompanitë më të mëdha të ujit, që kanë 62% të borxheve ndaj sektorit të energjisë, ndërsa deri në vitin 2023 do të përfshinte 10 kompanitë më mëdha, që gjenerojnë 80% të detyrimeve të prapambetura.

 

Këto të dhëna vijnë në një kohë kur qeveria ka përgatitur një projektvendim, që parashikon bashkimin e kompanive të ujsjellësve si dhe kalimin e 51% të aksioneve të shoqërive të krijuara nga bashkitë, te Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë./Burimi: SCAN


Më të lexuarat