Secondary Adv

Subvencionet ne Bujqesi, AZHBR shpall listen me fituesit e pare

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka shpallur listat e fituesve të parë të subvencioneve në bujqësi përmes Skemës Kombëtare 2022.

 

Kështu nga 13 masa në total, janë shpallur fituesit për 6 masa, për të cilat mbështetja është direkte dhe fondet do të shkojnë për 5164 fermerë.

 

Konkretisht, numri më i lartë i përfituesve është në blegtori, për tufën bazë të matrikullua, ku janë përzgjedhur 2973 aplikantë, e ndjekur nga mbarështimi bletarisë me 1229 fermerë që do të mbështeten, ndërsa financimi për inputet bujqësore do të behët për 716 fermerë.

 

Më pak përfitues rezulton të ketë implementimi dhe certifikimi global GAP. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe rural bën me dije se aplikantët që kanë nevojë për dokumente të tjera duhet ti dorëzojnë ato brenda datës 29 Prill, në të kundërt do të s’kualifikohen.

 

Dhe fondet që do të lirohen nga s’kualifikimet, do të përdoren për fermerët që plotësojnë dokumentacioni. Ndërkohë që vijon shqyrtimi i aplikimeve për 7 masat e tjera, për të cilat janë dorëzuar dosje fizike pasi financimi i parashikuar është në vlera më të larta.

 

Për subvencionet në bujqësi gjatë këtij viti janë regjistruar mbi 60 aplikime, apo trefishi krahsimisht me një vit më parë, ndërsa interesi më i lartë ka qenë për naftën falas./Burimi: SCAN


Më të lexuarat