Secondary Adv

Bashkia e Tiranes shtyn afatin e pageses se taksave per bizneset

Bashkia Tiranë njoftoi se Këshilli Bashkiak ka vendosur krijimin e lehtësirave fiskale ndaj biznesit për 2022, që parashikojnë shtyrjen e afatit të pagesës të taksave vendore.

 

1- Shtyrjen e afatit të pagesës për tarifën e pastrimit, taksën e tabelës dhe taksën e përkoshme të infrastrukturës arsimore për datën 20 maj 2022.

 

2- Shtyrjen e afatit të pagesës të këstit të parë për taksat mbi pasurinë e paluajtshme, përkatësisht, taksa mbi ndërtesën, taksa mbi truallin dhe taksa mbi tokën bujqësore për në datn 20 maj 2022.

 

3- Shtyrjen e afatit të pagesës së këstit të dytë për taksat mbi pasurinë e paluajtshme përkatësisht, taksa mbi ndërtesën, taksa mbi truallin dhe taksa mbi tokën bujqësore për në datën 31 korrik 2022./Burimi: Monitor https://www.monitor.al/bashkia-tirane-shtyn-afatin-e-pageses-se-taksave-per-biznesin/


Më të lexuarat