Te paret ne rajon per digjitalizimin, Rama: mbyllim sportelet e sherbimeve
Vendi ynë renditet i pari në rajon për digjitalizimin dhe qeverisjen digjitale, duke lënë pas edhe shtete të Bashkimit Evropian.
Shqipëria merr një tjetër vlerësim të rëndësishëm për digjitalizimin dhe qeverisjen digjitale. Vlerësimi ka ardhur në raportin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për vitin 2021-2022.
Në treguesin e shërbimeve publike Shqiperia ka pasur rritjen më të madhe krahasuar me 2015 që merr në krahasim raporti. Nga vendi i 33 në 2015, Shqipëria renditet e 17, nga 51 shtete që merr në studim raport.
Vendi ynë ka rikuperuar 16 pozicione në e-qeverisje dhe lë pas gjithë Ballkanin Perëndimor bashkë me disa shtete të BE-së si Gjermania, Italia, Greqia, Cekia, Hungaria, Letonia, Lituania, Sllovakia, Kroacia, Bullgaria, Rumania.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili thekson se në 30 prill do të mbyllen sportelet e shërbimeve me dokumenta dhe do t’i jepet një shqelm vendimtar korrupsionit, radhave e zvarritjeve për marrjen e një dokumenti shtetëror.
‘Nga e 33 Shqipëria ngjitet në vendin e 17 për shërbimet digjitale dhe del e para në rajon. Në 30 prill mbyllim sportelet e shërbimeve me dokumenta dhe i japim një shqelm vendimtar korrupsionit, radhave, zvarritjeve për marrjen e një dokumenti shtetëror.’- shkruan Rama./Burimi: Shqiptarja.com