Buxheti i shendetesise shenon renie nga viti ne vit
Edhe pse sektori i shëndetësisë është nga më të rëndësishmit dhe i është dhënë prioritet nga qeveria buxheti që alokohet për të vjen në rënie. Blerja e aparaturave të shtrenjta për shëndetësinë vazhdon të mbetët një problem pasi “paratë” nuk mjaftojnë.
Nëse i referohemi buxhetit fillestar të vitit 2014 fondet për Ministrinë e Shëndetësisë ishin 33.97 miliardë lekë apo 2.17% e PBB. Pjesa më e madhe, me rreth 18.2 miliardë lekë apo 60% e buxhetit shërbente për të financuar programin e “Kujdesit për shërbimin dytësor’’. Rishikimi i buxhetit në shtator 2014 solli një rritje totale me 496 milionë lekë të fondeve të Ministrisë. Ndryshime pësoi dhe struktura e financimit. Në programin “Shërbimi i kujdesit parësor” fondet për investimet kapitale me financim të huaj u tkurrën me 390 milionë lekë dhe nuk u shoqëruan me rritje të fondeve të investimeve me financim të brendshëm.
Nëse i referohemi buxhetit të vitit 2015, fondet për ministrinë e shëndetësisë ishin 32.4 miliardë lekë duke pësuar një rënie krahasuar me buxhetin e vitit 2014.Po kështu edhe projektbuxheti i vitit 2016 parashikon të njëjtat fonde për Ministrinë e Shëndetësië në vlerën e 32.4 miliardë lekë