Secondary Adv

Miratohet progres raporti, PE mbeshtet hapjen e negociatave me Shqiperine

Komiteti i Punëve të Jashtme i PE votoi me 66 vota pro raportin e Isabel Santos mbi vlerësimin e KE për progresin e Shqipërisë në integrimin europian gjatë 2021.

 

Në raport, eurodeputetët vlerësojnë angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin europian dhe shprehin mbështetje e qartë për transformimin demokratik të vendit dhe aspiratën për anëtarësim në BE.

 

Eurodeputetët shprehën keqardhje për dështimin e hapjes së negociatave të vonuara të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke theksuar solidaritetin dhe simpatinë e plotë me qytetarët e këtyre vendeve.

 

Ky dështim, sipas tyre, minon qëndrimet e publikut ndaj BE dhe përbën një rrezik serioz për politikën e zgjerimit të BE-së në tërësi. Eurodeputetët theksojnë se të dyja vendet kanë plotësuar kushtet e vendosura nga Këshilli Evropian.

 

Duke vlerësuar vazhdimësinë e Shqipërisë si një partner i besueshëm dhe i përkushtuar i politikës së jashtme, plotësisht në përputhje me politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes së BE,

 

raporti Santos i bën thirrje BE të vlerësojë në mënyrë kritike “Implikimet historike të rëndësishme të sigurisë për stabilitetin dhe unitetin në kontinentin evropian dhe në Ballkani Perëndimor në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës”.

 

Ajo u kërkon vendeve anëtare të demonstrojnë unitetin evropian duke nisur zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke marrë parasysh si implikimet gjeopolitike të vendimit ashtu edhe përmbushjen e kritereve zyrtare nga të dy vendet./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat