Secondary Adv

Ndryshojne taksat e banesave dhe shitblerjes se pronesise

Qeveria, përmes paketës së re fiskale, ka bërë me dije se kanë ndryshuar edhe taksat për banesat, si dhe shitblerja e pronësisë. Ndër ndryshimet e tjera të parashikuara, është edhe taksa për trojet, taksë e cila tashmë do paguhet nga pronari, por edhe nga përdoruesi i pronës në fjalë.


“Taksës mbi pasurinë e paluajtshme i nënshtrohen të gjithë personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, pronarë apo përdorues të pasurive të mësipërme, në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të këtyre pasurive”,- thuhet në nenin e ndryshuar, i cili fuqizohet nga 1 janari 2016.
Një tjetër ndryshim i parashikuar, është edhe vetëdeklarimi i sipërfaqes së pronës (ndërtesës apo tokës), të cilën ky përdorues e bën në rast se i mungon dokumentacioni i pronësisë, pranë komunës apo bashkisë që përfshihet prona. Ndërkaq, taksa për shitblerjen e pronës ka ndryshuar, e kategorizuar me ndryshime mes qyteteve, shifrën më të madhe e ka në prona të pozicionuara në bashkinë e Tiranës dhe Durrësit.


Kjo taksë, tashmë është 1000 lekë/m2 për ndërtesa banimi. Ndërsa, për ndërtesa për të ushtruar aktivitet tregtar, kjo taksë shitje bëhet 2000 lekë/m2.
Një taksë tjetër është edhe ajo mbi truallin ku është vendosur që të paguhet në katër nivele sipas kategorizimeve të rretheve. Këto nivele taksash janë nga 5600 lekë/ha në 4200 lekë/ha në 2800 lekë/ha dhe 1400 lekë/ha.Tjetër ndryshim është parashikuar në ndryshimin e taksës së ndërtesës, ndarje mes ndërtimeve para vitit 1993 dhe pas këtij viti.


Më të lexuarat