Kosova 50 mln euro per subvencionimin e fermereve, ja kur hapen aplikimet
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar se në 26 prill do të hapet për aplikim Programi për Pagesa Direkte/Subvencione 2022.
Siç ka bërë të ditur ai, ky program ofron mbështetje financiare prej 50 milionë eurove për fermerët. 5 milionë euro subvencionimin e naftës, përkthyer në 0.36 cent për litër dhe 8 milionë euro për inputet bujqësore për plehërim pranveror për 4 kultura bujqësore;
grurë të përkthyer në 150 euro për hektarë, misër, patate dhe fasule përkthyer në 100 euro për hektarë”, ka shkruar Peci në llogarinë e tij në Facebook. Mes tjerash, ka përmendur disa nga punët e mira që sipas tij janë bërë në ministrinë që udhëheqë.
“Kemi rritur përkrahjen për: 216% për grurin, 119% për misrin, 118% për pataten dhe fasulen, 85% për perimet për perimet në fushë të hapur, 100% për perimet në sera, 33% për bletët, 26% për kulturat pemëtarë, 25% për mjedrën,
21.6% për farën e grurit, 16% për qumështin sipas cilësisë; si dhe rritje të konsiderueshme për shumicën e sektorëve dhe nën-sektorëve të paraparë me Programin e Pagesave Direkte 2022”./Burimi: Telegrafi