Secondary Adv

Qeveria terhiqet nga premtimi per TVSH 10 per qind ne turizem, fiton FMN

Qeveria është tërhequr nga premtimi i saj për ulje të TVSH-së në 10 për qind për turizmin, nismë që ishte kundërshtuar ashpër nga FMN. Kjo edhe pse publikisht në konferencën e përbashkët për shtyp, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj deklaroi se ulja e TVSH-së do të bëhej. Por në paketën fiskale 2016, të publikuar nga Ministria e Financave, kjo ulje nuk është parashikuar.


Reinke: Nuk ka hapësira fiskale për sektorë të caktuar si turizmi, apo sektorë të tjerë.
Beqiraj: Është diskutuar pjesa e uljes së TVSH së turizmit, 10 për qind TVSH për turizmin.


Ahmetaj: Edhe turizmi meqës është një nga sektorët më të rëndësishëm dhe fantastikë që prodhon shumë rritje këto dy vitet e fundit do të shërbehet me ulje.
Vitin e ardhshëm kjo nuk do të ndodhë, edhe pse qeveria Rama e mori si angazhim politik të saj dhe e deklaroi të sigurtë uljen në 10 për qind të TVSH-së për turizmin. Në paketën fiskale 2016 të publikuar nga Ministria e Financave një ndryshim i tillë mungon. TVSH-ja për turizmin do të mbetet në 20 për qind, aq sa është aktualisht, duke dëshmuar se në betejën e argumentave mes FMN-së dhe qeverisë për çarjen e sistemit të TVSH-së për turzimin, fitoi fondi Monetar Ndërkombëtar.


Qeveria është tërhequr nga premtimi i saj. Burime zyrtare në Ministrinë e Financave bëjnë të ditur se kjo çështje është ende në diskutim, si një mundësi për t’u realizuar në vitet e ardhshme. Por kjo do të jetë e vështirë, për të mos thënë e pamundur për t’u realizuar përsa kohë qeveria ka marrëveshje bashkëpunimi me FMN-në, e cila është pozicionuar hapur kundër të gjitha përjashtimeve dhe në këtë pikë nuk pranon tolerime, siç edhe u dëshmua.


Shqipëria ka nivelin më të lartë të TVSH-së për turizmin në rajon në 20 për qind, ndërsa në vendet e tjera ajo vlerësohet në një mesatare prej 7 për qind, çka i bën shumë më konkurruese dhe atraktive për turistët e huaj. Ndërkaq qeveria e ka shpallur turizmin si një sektor prioritar, por nisma e vetme konkrete e ndërmarrë deri më tani në ndihmë të këtij sektori është ligji i ri.


Më të lexuarat