Secondary Adv

Pashket kthejne emigrantet ne atdhe, mbi 5 mije hyrje nga Kapshtica

Festa e Pashkës, si çdo vit ka sjellë në atdhe një numër të madh emigrantësh nga Greqia.

 

Gjatë 24 orëve të fundit 5866 persona kanë hyrë nga pika doganore e Kapshticës. Pavarësisht fluksit të lartë në hyrje të territorit shqiptar, përpunimi i dokumentacionit të qytetarëve dhe mjeteve është bere pa vonesa nga polica e te dy vendeve.

 

Festa e Pashkës shfrytëzohet nga emigrantët për tu kthyer pranë familjeve por edhe për pushime. Ndjeshëm më i ulët ka qenë fluksi i qytetarëve shqiptarë të cilët kanë udhëtuar drejt Greqisë për të festuar Pashkën.

 

Ne 24 orët e fundit, kanë dale nga Kapshtica 1893 qytetarë dhe pritet që fluksi i lëvizjeve ndërkufitare të vazhdoje edhe gjatë fundjavës./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat