Secondary Adv

Ja si po i ndjek qeveria 10 propozimet e FMN

Qeveria në hartimin e politikave fiskale të saj ka pasur si orientim propozimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe vit pas viti është konsultuar për çdo ndërhyrje. Por duket se 10 propozimet fillestare të bëra nga FMN edhe pse nuk janë zbatuar në mënyrë identike, janë sjellë në mënyrë të kombinuar.Por cilat ishin këto 10 propozime dhe si i ka zbatuar qeveria.


Propozimi i parë ishte zgjerimi i bazës së taksave duke reduktuar përjashtimet e TVSH. Kjo në fakt nuk është prekur shumë, por qeveria vetëm gjatë këtij viti ka ngushtuar përjashtimet në një vlerë minimale për disa produkte.

E dyta është vendosja e një takse 2 për qind për të ardhurat nga koncensioni i autostradave. Konkretisht kjo ka të bëjë me Rrugën e Kombit por qeveria edhe pse po tenton ende nuk ka një kontratë të firmosur.

Së treti është rrtija e taksave vjetore për makinat e përdorura me 50 për qind. Qeveria nuk zbatoi këtë por rriti referencat për zhdoganimin e mjeteve që janë poshtë vitit 2005. Këtë e bëri me një udhëzim të Ministrit të Financave vetëm dy muaj më parë. Propozimi i katërt lidhet me ndryshimin e TVSH për shitjen e ndërtimeve duke pëfshirë edhe vlerën e tokës ndërkohë që duhet të ulet për qiratë. Ligji i ri i TVSH në fakt bëri disa ndryshime por jo konkretisht të foksuara në këtë mënyrë.


Një tjetër aspekt është ai aplikimit të TVSH tek telefonatat hyrëse. Qeveria preferoi që këtë ta konvertonte meformalizimin e tregut të telefonëve përmes marrjes së IMEI-t. Një tjetër propozim është ajo e një takse të sheshtë për të gjithë ata që udhëtojnë jashtë. Kjo ende mbetet potenciale për t’u aplikuar nga qeveria në rast se do shihet e arsyeshme në paketën e radhës. Një propozim I shtatë lidhet me mbledhjen e taksës së pronës në bazë të marrveshjes së blerjes dhe jo titullit.


Kjo në fakt është sjellë e modifikuar nga qeveria duke pretenduar në taksim të truallit e ndarë në katër kategorizime sipas rretheve e cila është pjesë e paketës 2016.  Dy propozimet e radhës janë vendosja e një takse për regjistrimin e mjeteve e cila bazohet në vlerën e blerjes ose vlerën e makinës si dhe taksim për të mirat e luksit siç janë bizhuteritë dhe makinat superluksoze.


Qevria në paketën e vitit 2016 ka sjellë një taksë të modifikuar sipas një modeli që lidhet vetëm me taksimin e makinave të luksit dhe si referencë merret fuqia motorrike e tyre e cila është mbi 3000 cm3. Propozimi i dhjetë lidhet me rritjen ee taksimit për të ardhurat nga interesat, të arhdurat nga qiratë, dividnti dhe pagesat për të drejtat e autorit nga 10 në 12 për qind. Qeveria këtë e ka adoptuar më herët në paketat e saj duke çuar taksimin për këto kategori nga 10 në 15 për qind. Në total duket se çdo lëvizje e qeverisë e ka fillimin në një nga propozimet e FMN edhe pse deri më tani nuk janë marrë plotësisht tëgjitha parasysh por janë sjellë të modifikuara.


Më të lexuarat