FMN: Europa mund te mbijetoje 6 muaj pa gazin rus, kosto te larta ne ekonomi
Europa mund të mbijetojë pa gazin rus për gjashtë muaj, por përtej kësaj, ndikimi ekonomik do të jetë shumë i rëndë, sipas një zyrtari të FMN, shkruan The Guardian.
Alfred Kammer, kreu i Departamentit Europian të FMN, u kërkoi vendeve në rajon të ndërmarrin një sërë hapash për të lehtësuar situatën.
Rajoni mbështetet te Rusia për shumicën dërrmuese të nevojave të saj për energji, veçanërisht gaz natyror, dhe ekonomistët e FMN po rishikojnë koston e humbjes ekonomike për shkak të embargos të gazit rus.
“Gjatë 6 muajve të parë, Europa mund të përdorë furnizimet alternative dhe rezervat. Megjithatë, nëse embargoja e gazit rus do të zgjaste deri në dimër dhe për një periudhë më të gjatë, atëherë kjo do të kishte efekte të mëdha në ekonominë europiane”, tha ai.
Vendet perëndimore kanë konsideruar vendosjen e një embargoje ndaj energjisë ruse për pushtimin e saj në Ukrainë, ndërsa Moska gjithashtu mund të ndalojë eksportet në shenjë hakmarrjeje.
Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se një humbje totale e furnizimeve me gaz dhe naftë ruse mund t’i kushtojë Bashkimit Europian tre për qind të PBB-së, në varësi të ashpërsisë së dimrit.
“Konsumatorët gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm dhe qeveritë mund të rrisin ndërgjegjësimin e popullatës së tyre përmes “fushatave publike për të reduktuar konsumin e energjisë”, tha ai./Burimi: abcnews.al