Komiteti Teknik i Eksperteve heq te gjitha masat anti Covid
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka njoftuar sot heqjen e detyrimit të mbajtjes së maskës, duke e rekomanduar atë vetëm në ambientet e mbyllura.
Po ashtu nuk do të kërkohet më në kufi certifikatë vaksinimi apo test PCR. "Duke u nisur nga analiza e këtyre treguesve dhe shifrat e vaksinimit Komiteti Teknik vendosi këto rekomandime: Vaksinim me dozë të katërt për mbi 60 vjecaret.
Heqja e detyrimit për mbajtjen e maskës. Lejimin e muzikës pas orës 23 dhe rihapjen e klubeve të natës. Nuk kërkohet certifikatë në të gjitha hyrjet kufitare të Shqipërisë", tha Mira Rakacolli.
Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino tha se tha se në vend kanë ardhur më shumë se 3 milionë doza vaksinash dhe se kemi mbi 50% me dy doza për të gjithë popullatën 16 vjeç e lartë
"Në kuadër të këtij komunikimi theksojmë se vaksinimi është i domosdoshëm. Në Shqipëria kanë ardhur mbi 3 milionë doza vaksinash, mbi 87% e tyre janë përdorur. Kemi një nivel të lartë vaksinimi.
Vaksina më e përdorur është Pfizer, e ndjekur nga covornavac dhe pastaj Astra Zeneca. Kemi mbi 50% me dy doza për të gjithë popullatën 16 vjeç e lartë. Gjysma e popullatës është vaksinuar”, u shpreh ajo.
Prej javësh tashmë, situata mbetet e qetë me një numër të ulët rastesh të reja infeksionesh./Burimi: Shqiptarja.com