Secondary Adv

10 institucionet qe kane marre me shume ankesa per tenderat

Agjencia e Blerjeve të Përqendruara është institucioni ndaj të cilit ka pasur më shumë ankimime nga operatorët ekonomikë pas procedurave të prokurimit.

 

Komisioni i Prokurimit Publik njoftoi se për këtë institucion janë plot 77 ankesa në vitin e kaluar ndërkohë që Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është e dyta me 60 ankesa.

 

Në vendin e tretë është renditur KESH sha me 28 ankesa dhe më pas vijnë Bashkia Durrës me 16, Posta Shqiptare me 16, Bashkia Elbasan 14, Autoriteti Rrugor Shqiptar 12, Ujësjellës Kanalizime Durrës, 12 Bashkia Shkodër 11 dhe Ministria e Mbrojtjes 11.

 

Sipas KPP në total gjatë vitit të shkuar ishin mbi 700 ankesa dhe nga analiza e përgjithshme rezulton, se numri më i lartë i ankesave është paraqitur për procedurat e prokurimit në intervalet e fondeve limite, midis vlerave 1,000,000-5,000,000 lekë,

 

e cila zë 32.03 % të totalit të ankimeve të paraqitura pranë Komisionit të Prokurimit Publik, ndërkohë që për procedurat me fond limit mbi 100,000,000 lekë, zënë rreth 6.64 % të numrit të ankesave.

 

Gjatë vitit 2021, numri total i autoriteteve kontraktore për të cilat është paraqitur ankesë në Komisionin e Prokurimit Publik është 223 (dyqind e njëzet e tre), ndërkohë që numri i operatorëve ekonomikë ankimues është 283.

 

Por kryesisht për çfarë prokurimesh janë bërë ankesat?

“Nga mbi 776 6 ankesa të paraqitura nga operatorët ekonomikë, të shqyrtuara dhe të zgjidhura nga Komisioni i Prokurimit Publik, janë arritur 676 vendime përfundimtare.

 

Nisur nga numri total i ankesave të shqyrtuara pranë Komisionit të Prokurimit Publik, rezulton, se 426 ankesa ose 54.9 % prej tyre, janë ankesa për kontrata për “mall”.

 

Për sa i përket, kontratave për “shërbime”, nga përllogaritjet rezulton, se janë shqyrtuar 250 ankesa ose rreth 32.2 % të ankesave në total, nga të cilat 29 prej tyre janë ankesa për shërbime në fushën e ruajtjes fizike.

 

Për sa i përket procedurave për kontrata për “Punë Publike”, nga përllogaritjet rezulton, se janë shqyrtuar 96 ankesa ose 12.4 %, të ankesave në total“, vlerëson KPP.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/tenderet-kush-jane-10-institucionet-qe-bizneset-jane-ankuar-me-shume/


Më të lexuarat