Secondary Adv

OKB paralajmeron, rreth 8.3 mln ukrainas pritet te largohen nga lufta

Agjensia e emeigrantëve në Kombet e Bashkuara, UNHCR pret që rreth 8.3 milionë persona të ikin nga Ukraina këtë vit.

 

“Më shumë se 12.7 milionë njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre në dy muajt e fundit, duke përfshirë 7.7 milionë njerëz të zhvendosur brenda vendit dhe më shumë se 5 milionë që kanë ikur përtej kufijve”, tha zëdhënësja e UNHCR-së Shabia Mantoo.

 

UNHCR kishte planifikuar më parë për një numër që shkonte në rreth 4 milionë refugjatë menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, por kjo shifër është tejkaluar muajin e kaluar, raporton Reuters./Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat