Secondary Adv

Rusia paralajmeron vendet e BE per nderprerje te furnizimit me gaz

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka paralajmëruar vendet e tjera të BE se mund të ndërpresë furnizimet me gaz natyror rus nëse refuzojnë të paguajnë në rubla.

 

Komentet e tij erdhën pasi Rusia ndaloi furnizimet me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë, një lëvizje që liderët europianë e cilësuan si “shantazh”. “Rusia ishte dhe mbetet një furnizues i besueshëm i burimeve të energjisë për konsumatorët e saj dhe mbetet e përkushtuar ndaj detyrimeve të saj kontraktuale.

 

Kur të afrohen afatet e pagesës, nëse disa konsumatorë refuzojnë të paguajnë sipas sistemit të ri, atëherë sigurisht që do të zbatohet dekreti i presidentit;” tha Peskov./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat