Secondary Adv

Cani: Paketa fiskale nuk rrit taksat ne 2016

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, prezantoi të premten në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë e Financave, paktën fiskale, e cila do të zbatohet gjatë vitit 2016.


Ajo për vitin 2016 nuk ka rritje taksash, deklaroi ministri i Financave, Shkëlqim Cani. Ulja e taksave, theksoi ai, vjen pas reformave të suksesshme, duke përmendur si më të rëndësishmen zerimin e taksës për biznesin e vogël me të ardhura deri në 5 milionë lekë në vit. Por, opozita tha se qeveria mashtron kur kur thotë se ka ulur taksat, pasi efekti financiar nga kjo politikë taksash për vitin 2016 llogaritet 26 milionë dollarë.


Ish -ministri i Financave, Ridvan Bode, tha se politika fiskale e qeverisë për vitin 2016 ka qënë më e moderuar pasi në 2014 dhe 2015 ka ndjekur një politëkë më agresive rritjeje taksash, respektivisht 240 milionë dollarë dhe 160 milionë dollarë, ndërsa në 2016 planifikon vetëm 26 milionë dollarë. Sipas Bodes, kjo rrite taksash vjen për shkak të keqadministrimit të administratës. Ai akuzoi qeverinë se nën petkun e marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe shlyerjes së borxheve ka rritur borxhin publik me mbi 1 milionë euro. Por, ministri Cani ritheksoi se kjo paketë fiskale nuk vjen me rritje taksash por me ulje dhe kjo në sajë të administrimit dhe mirëqeverisjes në 2 vitet e mëparshme.


Duke detajuar paketën fiskale që nis zbatimin nga data 1 janar, ministri iu përgjigj edhe qëndrimeve të biznesit e opozitës sa i takon akcizës së birrës vendase. Ministri bëri të ditur se me ndryshimin e nivelit të akcizës synohet të ulet tendenca për të trukuar sasinë e prodhuar apo importuar dhe se diferenca mes importit dhe prodhimit vendas prapë është lënë, por është bërë një përafrim. Cani tha se rritet taksa për makinat luksoze, dhe me këtë emërtim janë makinat me cilindratë mbi 3 mijë kubikë.


Paketa e re fiskale 2016
Qeveria ka propozuar një masë, e cila lehtëson një numër të madh biznesesh, kryesisht te vogla. Qeveria propozon heqjen e taksës për bizneset me xhiro deri në 5 milionë lekë dhe uljen e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin nga 7.5 % ne 5 % për bizneset me xhiro nga 5 në 8 milionë lekë.Përmes ndryshimit të parashikuar në ligjin e akcizës rritet taksa për prodhuesit vendas të birrës dhe i ulet për birrën e importit. Sipas draftit për birrën e vendit, akciza rritet nga 360 lekë për hektolitër, që është tani, në 400 lekë për hektolitër. Në të njëtën kohë, për birrën e importit, akciza ulet nga 710 lekë për hektolitër në 600 lekë.


Taksa e dytë që rritet është ajo që vendoset mbi primin e sigurimeve. Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, qeveria propozon që kjo taksë për disa lloje primesh të bëhet 10%. Aktualisht, mbi çdo policë sigurimi ka një taksë prej 3% e çmimit bruto.Ndërkohë, për herë të parë, vitin e ardhshëm do të futen në taksim edhe trojet. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani paralajmëroi edhe nisjen e një rerforme në pasuritë e paluajtshme në vitin 2016. Sipas tij, kjo taksë e propozuar në këtë paketë fiskale do të zbatoeht vetëm në vitin që vjen dhe do të shërbbejë për krijimin e një regjistri statistikor. Një tjetër taksë që rritet është ajo e kontributeve që paguhen nga të vetëpunësuarit e profesioneve të lira, të cilat nga 1 janari do të llogariten mbi pagën maksimale dhe jo si tani që llogariten mbi dyfishin e pagës minimale. Kjo masë prek avokatët, mjekët noterët, kontabilistët dhe stomatologët e vetëpunësuar.


Qeveria planifikon edhe ndryshimin e një tjetër takse në 2016-ën, ajo e fjetjes në hotel, e cila nga viti tjetër do të jetë 140 lekë për çdo natë. Po kështu, pritet që në 2016-n të ndryshojë edhe renta mbi mineralet jometalike, e cila nga përqindje mbi çmimin do të bëhet fikse.Nga 1 janari qeveria ka propozuar edhe një taksë të re prej 21 mijë lekësh në vit që do të vendoset mbi makinat me fuqi motorike më të madhe se 3 mijë kubikë.


Më të lexuarat