Secondary Adv

Fluksi i shtuar per ne Rinas, nga 1 Maji rruga behet me 1 sens levizje

ARRSH ka njoftuar se duke nisur nga 1 maji, për një afat të pacaktuar, lëvizja drejt Aeroportit të Rinasit do kryhet me një sens lëvizje.

 

Më tej, në njoftim thuhet se mjetet që vijnë nga veriu në drejtim të Rinasit do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport.

 

Njoftimi i ARRSH:

Njoftim

Në rrugën që të çon drejt Aeroportit të Rinasit, pas periudhës së Covid 19, është rritur edhe fluksi i fluturimeve, si pasojë edhe qarkullimi i mjeteve, duke sjellë probleme për udhëtarët për të kapur linjat e fluturimeve në orarin e caktuar.

 

Ndodhur në këtë situatë, duke filluar nga data 01.05.2022, me qëllim shmangien e vonesave për lëvizjen drejt aeroportit, si dhe rritjen e sigurisë rrugore, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur, që:

 

Për një afat të pacaktuar lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.

 

Mjetet që vijnë nga veriu për drejtimin në Rinas do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve për këtë ndryshim të qarkullimit!/Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat