Si perkthehen 700 KW ne fature dhe sa faturoheni pas kalimit te fashes
Ndikuar nga kriza energjetike, familjet shqiptare nuk do ta paguajnë njësoj çmimin e energjisë.
Qeveria ka nisur punën për kategorizimin e “familjeve të pasura”. Madje ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku deklaroi sot në Kuvend se diferencimi në çmim u është kërkuar nga qytetarët shqiptarë.
Pyetja që shtrohet me të drejtë gjatë këtyre ditëve është se si do të bëhet ky diferencim. Gjithçka varet nga fatura që qytetarëve iu shkon çdo muaj në banesë. Sipas skemës së qeverisë, abonentët që kalojnë 700 kW/h të harxhuar në muaj do të paguajnë më shumë.
Për qytetarët poshtë kësaj fashe çmimi i energjisë është 9.5 lekë, ndërsa sasia sipër këtij niveli është 13.5 lekë. Sipas përllogaritjeve çdo familje që harxhon gjatë një muaji më shumë se 7089 lekë do të paguajë më shtrenjtë çmimin e energjisë.
Referuar të dhënave nga raportet vjetore të ERE-s duket se janë mbi 50 mijë abonentë familjarë që e kalojnë këtë fashë, të cilët pritet ta paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike.
Në total, OSHEE ka rreth 1.2 milion abonentë familjarë, nga të cilët rreth 50 mijë vlerësohet sipas raporteve publike se harxhojnë më shumë se 700 kW/h në muaj./Burimi: abcnews.al