Varhelyi: Synojme hapjen e negociatave ne qershor, mbeshtesim Korridorin 8
Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi tha se objektivi i BE është që brenda qershorit të hapen negociatat.
‘Tema tjetër është kur do të mbahet konferenca ndërqeveritare. Ne duhet, duhet të përdorim gjithçka që kemi në dorë, nuk mund të kemi një luftë dhe Evropa të mos përdorë të gjitha mundësitë e saj për Ballkanin Perëndimor.
Në këtë proces kjo vetëm shikojmë stabilitet por mund të krijojmë dhe vendosim stabilitet afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. Nuk mund tu jap aspak kohë atyre që të bëjnë atë që nuk duhet bërë.
Nëse nuk marrim ato vendime që duhet të marrim i bie që ne të heqim dorë. E vlerësoj shumë durimin e Shqipërisë, kërkoj pak më shumë durim nga ana jua, objektivi ynë që kjo punë të mbarohet gjatë Presidencës Franceze.
Çështja e vërtetë ka të bëjë me anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe duhet të punojmë për integrimin e vërtetë në terren. Ka të bëjë me mënyrën sesi ne do të ndryshojmë realitetin në terren.
Nuk duhet t’i largojmë sytë nga ky angazhim i përbashkët. Duhet ta mbyllim këtë punë tani.’- tha Varhelyi. Komsioneri Oliver Varhelyi tha gjithashtu se BE mbështet projektin e korridorit numër 8 që kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor të lidhen me autostrada e hekurudha.
‘Po në fakt nëse do të duhet të më bindur duhet të lidhen të gjitha qytetet e Ballkanit Perëndimor, mendoj se shumë nga kjo punë bindëse është bërë. Jam i kënaqur që tu them se kjo është arsye se pse ne menduam 290 km në 5 orë, thamë çfarë është kjo.
Duhet ta shkruajmë këtë kohë. Vizita ime në Tiranë më dha një mesazh shumë të fortë se plani i investimeve ekonomike nuk është vetëm një plan por ka filluar që të zbatohet. Ishim në QS dhe panë projektet e para.
Rikonstruktimi i këtyre ambienteve është gati. Por ne nuk mund të fillojmë nga festimet. Kjo është arsyeja se pse ne e mbështesim idenë e Korridorit numër 8.
Komisioni është i bindur që pa këtë nuk do të ketë ndërlidhje të Ballkanit Perëndimor. Kjo do të krijojë edhe rrugë të reja për tregtinë.’- tha komisoneri./Burimi: Shqiptarja.com