Secondary Adv

Zvicra heq te gjitha kufizimet e udhetimit per Shqiperine

Zvicra ka hequr te gjitha masat kufizuese për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt saj.

 

Ministria e Puneve te Jashtme bën me dije se nga data 2 maj situata kthehet ne kushtet para pandemisë pa asnjë kufizim. 

 

NJOFTIMI

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritetet zvicerane kanë hequr të gjitha masat shtrënguese për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Zvicrës.

 

Ky vendim hyn në fuqi nga data 2 maj 2022, duke rikthyer kështu aplikimin e regjimit për hyrje-dalje nga territori i Konfederatës së Zvicrës në periudhën para pandemisë./Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat