×
Secondary Adv

Miratohet projektligji, u jepet mundesi spitaleve te behen autonome

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot projektligjin për autonominë spitalore.

 

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se kjo autonomi do të vijë përmes kartës së performancës, pra do ta marrin spitalet që do të plotësojnë kriteret e vendosura. "Miratohet projektligji për shërbimin spitalor, ku synohet të kalojmë në një nivel të ri transformimi të shërbimit spitalor.

 

Ishte koha që ky projektligj të vinte, do kalojë për diskutime në komisionet parlamentare dhe do të sjellë një model të ri të shërbimit spitalor, atë të autonomisë spitalore.

 

Autonomia spitalore vjen përmes kartës së performancës që plotësohet sipas kritereve që do vendosen nga këshilli i ministrave nga spitalet që kanë aftësi për ta përfituar kartën e performancës dhe të autonomisë spitalore.

 

I hap rrugën autonomisë menaxheriale dhe financiare të spitaleve. Qëllimi është përmirësimi i shërbimeve të kujdesit spitalor. Do të çojë në një eficienë më të mirë të fondeve, duke angazhuar të gjitha fondet dhe struktura të tjera dhe të gjithë strukturat e spitaleve në vend.

 

Do kemi një planifikim spitalor kombëtar nëpërmjet një komiteti ekspertësh që do e hartojnë. Do kemi organizim duke filluar nga spitalet ditore, në ato bashkiakë, rajonalë, qendrat rajonale të spitaleve, do kemi spitale me shërbime të dedikuara me bazë rajoni.

 

Do krijojmë polet rajonale të shërbimit spitalor në vend. Do jetë pikë kthese aplikimi i autonomisë spitalore, do fillojë me Spitalin Memorial në Fier. Vlerësojmë se do të fillojë brenda këtij viti", tha ajo./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat