Secondary Adv

Nga 1 maji mbyllet qendra e vaksinimit ne stadiumin Air Albania

Nga data 1 maj në stadiumin ‘Air Albania’ nuk do të kryhet më vaksinimi kundër koronavirusit.

 

Ministria e Shëndetësisë njofton se kjo pikë vaksinimi do të mbyllet, ndërsa të gjithë qytetarët që duan të marrin vaksinën anti-COVID do t’u drejtohen qendrave shëndetësore. Çdo qytetar që do të vaksinohet kundër virusit duhet të kontaktojë mjekun e familjes.

 

Bazuar në rekomandimin e Komitetit të Ekspertëve të Vaksinimit, ministria njofton se do të vijohet edhe me vaksinimin me dozë të katërt, për qytetarët mbi 60 vjeç dhe atyre me sëmundje bashkëshoqëruese.

 

Doza e katërt e vaksinës rekomandohet të injektohet 4-6 muaj pas dozës së tretë, në varësi të rekomandimit të mjekut të familjes./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat