Secondary Adv

Gjermania po pergatit embargon ndaj naftes ruse

Mësohet se Gjermania së shpejti do të vendos embargon ndaj naftës ruse. 

 

Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock.

 

“Gjermania po përgatitet të vendosë një embargo ndaj naftës ruse dhe po lëviz për të shkurtuar varësinë e saj energjetike nga Moska sa më shpejt të jetë e mundur.”, 

 

Kjo ishte deklarata e Ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock gjatë një interviste.

 

Baerbock tha se embargoja e naftës duhet të përfshihet në paketën e gjashtë të sanksioneve të Bashkimit Evropian. 

 

Ajo shtoi gjithashtu se heqja e sanksioneve ruse mund të jetë e mundur nëse Rusia tërheq të gjitha trupat e saj nga territori ukrainas./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat