Secondary Adv

Rruga e Rinasit me nje sens levizje, banoret serish sot ne proteste

Banorët e Rinasit po protestojnë sërish ditën e sotme, duke bllokuar aksin rrugor për në drejtim të Rinasit.

 

260 shtëpi preken nga bllokimi i rrugës, ndërsa 130 fëmijë duhet të përshkojnë një rrugë shumë të gjatë për të shkuar në shkollë. Deputetja e Partisë Demokratike Andia Ulliri ka shkuar në mbështetje të banorëve.

 

Një banorë tha se problematik apo shkon drejt zgjidhjes. ‘Të gjithë banorët të ruajnë qetësinë. Kemi marrë konfirmim nga organet kompetence. Kjo lehtësi bëhet vetëm për banorët. Tregoni qytetari.

 

Do hapet rruga për të gjithë komunitetin. Kështu më thanë institucionet përkatëse’’- u shpreh Sabah Muja, banor i zonës. Mjetet që vijnë nga veriu për në Rinas duhet të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport.

 

Rruga e njohur si ‘Ura e Hajdutëve’ që të lidh me Kamzën është bërë me një sens lëvizje dhe banorët e asaj zone që duhet të shkojnë drejt Rinasit apo për të shkuar në autostradë, nuk kalojnë dot aty.

 

Ata duhet të shkojnë tek Ura e Gjolës, më pas tek Fushë Preza dhe për të kaluar më pas tek rrethrrotullimi i Vorës për të marrë aksin e autostradës./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat