Secondary Adv

Kriza, qeveria italiane pakete ndihme per familjet dhe bizneset

Qeveria italiane ka miratuar paketën e ndihmës për familjet dhe bizneset që përballen me krizën e shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

 

Këshilli i ministrave ka aprovuar projektligjin e ndihmës ekonomike me një vlerë prej 14 miliardë eurosh. Në konferencën për shtyp kryeministri Mario Draghi deklaroi se familjeve me të ardhura të ulëta vjetore, do t’u jepet një bonus 200 euro.

 

Bëhet fjalë për 28 milionë ka thënë Dragi. Gjithashtu, qeveria italiane ka parashikuar edhe bonuse sociale për të kompensuar faturat e energjisë elektrike, qiratë e banesave dhe transportin publik.

 

Ndërkohë që ka shtyrë deri më 8 korrik uljen me 30 cent të akcizës mbi karburantet. Kjo masë sipas kryeministrit synon të mbrojë fuqinë blerëse dhe të mbështesë kapacitetin prodhues të bizneseve.

 

Për kompanitë që kanë lidhje tregtie me zonat e përfshira në luftë, qeveria ka parashikuar një zgjatje të pagesave të kredive tatimore si dhe një fond prej 200 milionë eurosh.

 

Qeveria ka ndërhyrë gjithashtu për të adresuar vështirësitë e kompanive që kanë lidhur kontrata publike dhe që po përballen me rritje të jashtëzakonshme të çmimeve të materialeve të ndërtimit, karburanteve dhe produkteve energjetike.

 

Mario Dragi ka folur me nota optimizmi për situatën ekonomike të vendit duke thënë se nuk bëhet fjalë për recesion, por një ngadalësim./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat