Secondary Adv

Sejko: Ekonomia do vijoje te goditet, cmimet do vazhdojne te jene te larta

Guvernatori i BSH ka bërë me dije situatën ekonomike ne vend duke marrë shkas nga situata me të cilën po përballet vendi për shkak të rritjes së çmimeve.

 

Sejko u shpreh se inflacioni ka shënuar një rritje të madhe tremujorin e patë të këtij viti duke shënuar pikun në mars me 5.7% ndërsa theksoi se do të mbetet në nivele të larta.

 

Ndërkohë si pasojë e luftës në Ukrainë rritja ekonomike do të jetë më e ngadalshme se parashikimi ndërsa që cmimet do vazhdojnë të jenë të larta.“Goditja nga Lufta ne Ukraine ka rritur cmimet e ushqimeve dhe energjisë.

 

Si pasojë e kësaj inflacioni është rritur dhe rritja ekonomike është ngadalësuar. Inflacioni do të qëndrojë më lart se pritjet. Ekonomia shqiptare do të ruajë stabilitetin. Ky parashikim kërkon normalizimin e situatës monetare.

 

Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mos ndryshojë politikën monetare. Konflikti në Ukrainë dhe sanksionet sollën ndërprerje në zinxhirët ekonomikë duke u pasur me një rritje të cmimeve.

 

Inflacioni u rrit në tremujorin e parë duke shënuar vlerën 4.4% ndërsa vetëm në muajin mars kapi vlerën 5.7%. Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit mbi nivelet para pandemisë dhe tërmetit nga investimet dhe eksportet.

 

Rritja e punësimit bëri të mundur uljen e papunësisë. Lufta në Ukrainë ka zbehur perspektiven e rritjes globale. Inflacioni në vend do të mbetet në nivele të larta në vijim.

 

Me tej inflacioni do të ulet ne 2023 dhe të kthehet ne normalitet ne gjysmën e parë të 2024. Ritmi i rritjes pritet të jetë më i ngadaltë nga parashikimi në fillim vit.”/Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat